U la jashtë listave në zgjedhjet e 25 prillit, Ditmir Bushati tregon se ku do të pozicionohet në karrierën e tij

admin

Ditmir Bushati është tashmë ish-ministër i Jashtëm i vendit i cili nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në mandatin e ri të qeverisjes.Kjo pasi Kryeministri Edi Rama, e la atë jashtë listave të zgjedhjeve të 25 prillit por tashmë të gjithë duan të dinë se çfarë do të ndodhë me të.

Bushati gjithmonë ka patur një rol të rëndësishëm në poltikën shqiptare dhe megjithëse nuk do të hyjë në parlament, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës. Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një interviste.

“Është e vërtetë se nuk do të jem pjesë e parlamentit të ardhshëm dhe ju e dini që parlamenti është vendi më i rëndësishëm ku luhet politika. Sidoqoftë, synoj të vazhdoj me angazhimin tim politik e qytetar në jetën publike duke shpresuar se kontributi im vlen”, tha Bushati.

Next Post

Edi