“Mund të vënë kushte për ne e data…” Rama kritika BE: Por Zoti na ka caktuar në zemër të Europës

admin

Në konferencën e përbashkët me homologun Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për Bashkimin Europian, i cili vendosi që të mos hapë negociatat as këtë herë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Kreu ynë i qeverisë tha se BE mund të caktojë kushte dhe data për Shqipërinë, por Zoti e ka caktuar që të jetë në zëmer të Europës vendin tonë, dhe kurrsesi ky fakt nuk mund të ndryshohet.

“Rastësia e solli që në të njëjtën ditë kur duhet të flisnim për atë që nuk ndodhi në Bruksel, të jemi këtu në një forum të rëndësishëm ekonomik. Besoj se kjo është një mundësi për të thënë se çfarëdo ndodh apo nuk ndodh në Bruksel, ne jemi të vendosur që të vazhdojmë me të gjitha forcat për të rritur ekonominë, mirëqenien dhe krenarinë e popujve tanë. BE mund të caktojë detyra për integrimin, mund të caktojë afate, për këto detyra, data, por BE nuk cakton dot as vendndodhjen tonë në mes të Evropës dhe as kulturën tonë dhe identitetin tonë europian dhe as të ardhmen e vendit tonë si europian, në familjen europiane dhe me standarde politike ekonomike europiane.Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfirmuar këtë me epokën e Rilindjes Kombëtare, për shqiptarët dielli lind atje ku perëndon. Zoti na ka caktuar që te kemi tokën tonë, në zemër të Europës. Kemi një dallim me Zoranin, sepse për mua nuk ka ndodhur asgjë tjetra përveç se BE ka dështuar që të mbajë premtimin dhe të jetë në qëndrimin e duhur. Jeta vazhdon dhe progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat, pasi nuk është i imponuar nga jashtë, por nga brenda nesh, bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë të gatshme që të shtyjnë përpara pa rezerva, pasi ky rajon është i rrethuar nga kufijtë e BE. Nëse ne nuk e ndryshojmë dot mënyrën e funksionit të BE në raport me ne, ne duhet të ndryshojmë vijimësinë mënyrën e raportit tonë mes nesh. Shkrija e kufijve mes nesh për ta kthyer rajonin tonë në hapësirë të 4 lirive të BE, lirisë së lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe kapitaleve, do vazhdojë pa u ndaluar.”, – u shpreh Rama gjatë fjalë së tij.

Next Post

Rama u drejtohet shoferëve: Lexojini ose ju pret gjoba, s’ka më “shaka”

Tashmë që procesi i kolaudimit kaloi nga privati te shteti, kreu i qeverise Edi Rama në një postim në Facebook shprehet se nuk ka më shaka duke treguar disa shifra konkrete nga dy javët e para të punës, ndërsa ka një mesazh direkt për drejtuesit e makinave. “Njoftim mbi procesin […]