Kush është narkotrafikanti shqiptar i izoluar në “41-biss” në Itali

Vanesa Como


Narkotrafikanti shqiptar Ismail Rebeshi po e vuan dënimin me burg në “41-biss” në Itali.

Rebeshi është dënuar me 16 vjet burg, pasi akuzohet për trafikimin e heroinës dhe marijuanës në territorin italian. Operacioni u zhvillua nga policia e Romës, e cila dyshohet se shkatërroi një bandë me 11 trafikantë italo-shqiptarë të drogës, nga të cilët Rebeshi kishte qenë furnizuesi kryesor.

31-vjeçari u arrestua më 14 gusht të vitit 2019 në Belcolle, ku kishte shkuar për të vizatuar vajzën e tij të porsalindur, edhe pse ishte dëbuar nga Italia disa muaj më herët. Duke mos respektuar dekretin e dëbimit, ai u kthye sërish si emigrant i paligjshëm me dokumente të reja, të marra në Shqipëri, duke përdorur mbiemrin e gruas së tij.

Rebeshi, i dëbuar tashmë nga Italia në mars 2013 nga prefekti i Romës dhe më pas përsëri në 2015 dhe në janar 2017 nga prefekti i Viterbo, ishte dërguar përsëri në Shqipëri në pranverën e vitit të kaluar pasi kishte mbaruar vuajtjen e dënimit për tregtinë e drogës.

Next Post

Pasditja kthen kohën me diell, temperaturat deri në 24 gradë, si parashikohet moti sot

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime gjatë paradites, KU herë pas herë vranësirat zhvillohen lokalisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke sjellë shira afatshkurtër. Parashikohet që pas mesditës dhe kryesisht gjatë pasdites moti të përmirësohet duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë […]