Kush është i riu që i mori jetën vjehrri, ja dinamika e ngjarjes në mes të Tiranës 

admin

Identifikohet personi që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri pak minuta më parë në zonën e ish-ekspozitës në Tiranë.

Mësohet se ai është Kudret Saliaj dhe është qëlluar me 5 plumba.

Sipas dyshimeve të para, autor është shtetasi Mexhit Picari, ish-vjehrri i viktimës dhe ngjarja ka ardhur për shkak të konflikteve familjare.

Sot në mesditë viktima kishte seancën e 5 të gjyqit të divorcit, ndërkohë që çështja në fjalë ishte duke u shqyrtuar nga gjyqtarja Irena Plaku.

I plagosur në këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në një nga zonat më të popullura të kryeqytetit është dhe ish-prokurori Adriatik Cama, gjendja e të cilit është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit, që e kishte marrë në zonën e barkut.

Komento

Next Post

Edi