“Këtu ka kriminelë, pastroni sallën”, Basha del me deklaratën e fortë në Kuvend

Vanesa Como


Screenshot_4-6.png

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur pak momente më parë fjalën e tij në Kuvend. Ai ka thënë se në Parlament ka dhe kriminelë.

Basha: Parafolësja na tregoi një broshurë të kodit të sjellës në Kuvendin e Shqipërisë. Mos më ndërpre,

Nikolla: Ndjesë


Basha: Pranohet. është kodi i sjellës së deputetëve, që është harxhim i parave, pse është harxhim kriminal parash. Nuk është gjë tjetër vecse një koperturë që doni të hidhni mbi një Kuvend që ka problem, që ka ekzistuar dhe para 2013 po ka marrë dimensione botërore pas 2013, Këtu në Kuvend ka kriminelë, këtu që flasim, anëtare të krimit të organizuar, në kartelat e Europol, të interpol të FBI, të DEA-së, ka dhe betelë të organizatave kriminale. Të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale. Këtu pras ulet dikush që ka përdorur gjuhën më të ulët që njeh fjalori shqiptar, ne vecanti ndaj zonjave tash 8 vjet, pa i hyrë gjemb në këmbë. E para dhe kryesore, na bëni ju këtu morale për kodin e deputetit. Sic kemi votuar të pastrojmë gjyqësorin pastrojmë sallën këtu, deri atëherë më shumë vlen letra e banjos se kjo këtu. Për aq kohë sa i ka mbetur, do punojmë çdo ditë që t’ja shkurtojmë gojën, ai këtu nuk duhet të vijë fare. Matini dhe një herë fjalët..

Next Post

E fundit/ “O kone…”. Ndërpritet seanca, përplasen keq Braçe me Salianjin, ndërhyn me urgjencë Garda

“O kone”, Salianji dhe Braçe përplasen fizikisht në Kuvend vetëm pak momente më parë. Menjëherë ka ndërhyrë Garda. Ndërpritet seanca vijon…