Ja se cfar thit Basha nga Durrësi diten e sotme

admin

Kreu në detyrë i Partisë Demokratik dhe njëkohësisht kandidat për kreun PD-së, Lulzim Basha thotë se nuk do t’i njohin si legjitime zgjedhjet e 25 prillit.Basha sakaq është treguar sërish i prerë sa i përket një bashkëpunimi me Ramën, teksa nënvizon se kryetari i PD-së hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre. Këto deklarata Basha i bëri gjatë një takimi me demokratët në qarkun e Durrësit.

Zgjohu Shqiptar

Blinken e uroi Ramën për fitoren/ Basha nga Durrësi: Nuk i njoh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime!

19 mins më parë 49 1 minutë lexim

Kreu në detyrë i Partisë Demokratik dhe njëkohësisht kandidat për kreun PD-së, Lulzim Basha thotë se nuk do t’i njohin si legjitime zgjedhjet e 25 prillit.Basha sakaq është treguar sërish i prerë sa i përket një bashkëpunimi me Ramën, teksa nënvizon se kryetari i PD-së hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre. Këto deklarata Basha i bëri gjatë një takimi me demokratët në qarkun e Durresit

“Dy përgjigje të qarta dhe të prera për dy pyetje që shtrohen e rishtohen. Kryetari i Partisë Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në të vetmen rrugë që ka një shoqëri e civilizuar, e në veçanti një shoqëri që është nisur për në destinin Europian. Mos ta pranojmë rënien e demokracisë, mos ta pranojmë mbivendosjen e vullnetit të pakicës mbi pakicën mbi vullnetin e shumicës por të bëjmë me gjithë format dhe mënyrat betejën tonë deri në rikthimin e legjitimitetit, demokracisë dhe përmes tyre ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët.”- u shpreh Basha.

Komento

Next Post

Bora ka një konkurrent të preferuar të 'Përputhen' dhe e thotë hapur

E ftuar sot në “Shqipëria live”, moderatorja e “Përputhen”, Bora Zemani tregoi më shumë për risinë e programit që do të jetë me publikun edhe gjatë verës.Ndër të tjera Bora pranoi hapur se ka një konkurrent të preferuar dhe ai është Mevlani. “Sigurisht që Mevlani do them. Ka qenë për […]