Ish-zyrtarja e lartë e LSI-së del me mesazhin e fuqishëm: Nuk dua që të futet në burg Meta dhe Berisha

admin

Ish-zyrtarja e LSI-së, Brisida Gjikondi foli rreth shpalljes non-grata të Sali Berishës nga SHBA-ja. Ajo tha se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka bërë të qartë vendimin e tyre që është i pakthyeshëm.Aktivistja tha se dënimi më i madh për Berishën, Ilir Metën dhe të tjerë politikanë e gjyqtarë të korruptuar do të ishte konfiskimi i pasurive, jo burgu.

Deklarata e Gjikondit:

“Ilir Meta e ka shkruar vetë historinë e tij. Vendimin për veten, gjithçka çfarë po i ndodh i ka shkruar vetë në kompjuter. Por ndryshe nga shumë shqiptarë unë nuk pretendoj t’i shikoj Metën dhe Berishën pas hekurave, aq sa pretendoj të shikoj të konfiskuara pasuritë gjigante të Ilir Metës, që i ka brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe të Sali Berishës e familjes së tij dhe të politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve që tani shijnë të lirë, pasi gjoja disa kanë dhënë dorëheqje. Për mua dënimi më i madh do të ishte t’i shihja te kazanët e plehrave, aty ku kanë ndenjur shqiptarët, intelektualët shqiptarë, shqiptarët e ndershëm, ata të fshatrave e qyteteve, ata që kanë punuar ndershëm, të përfundojnë aty ku çuan Shqipërinë në këto 30 vjet.

Next Post

“Nuk Kam Çe Dua Jetën, Jetoj Kot…”. E Reja Dhe I Fejuari I Saj Nuk Bëjnë Dot Fëmijë: Jemi Shumë Keq, Ajo Është Gjëja E Vetme Që Duam

“Nuk kam çe dua jetën, jetoj kot…”. E reja dhe i fejuari i saj nuk bëjnë dot fëmijë: Jemi shumë keq, ajo është gjëja e vetme që duam.Një grua ka folur për pro blemet që ka në zemër pasi zbuloi në moshën 25 vjeç se lindja e një fëmije në […]