Inxhineri” 89-vjeçar zbulon gabimet e rindërtimit të banesave

admin

Një “inxhinier” 89-vjeçar ka zbuluar gabimet e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankua z.Yzeir Beqiri, i lindur në vitin 1932 në Çamëri.“Unë kam jetuar dhe punuar në rrethin e Durrësit në ndërtim. Kam pasur gjithmonë mistri me vete. Kam librezën e punës që ma ka firmosur Vlash Rama, gjyshi i Edi Ramës” thotë Yzeiri, i cili thotë se ka kërkuar ndihmën e “Fiks Fare” për shkak të punëve të këqija të firmës që po i rindërton banesën e shkatërruar nga tërmeti.

Ai pohon se firma po bën disa breza betoni në mes të mureve, si masa shtesë për tërmetin. Por, ka parë që këta breza nuk janë të lidhur me kolonat. Madje, na tregon se disa breza s’kanë as hekur në mes, disa i kanë hekurat shumë poshtë. Ai thotë se hekuri duhet në mes të brezit dhe të lidhet, kur është mundësia me kolonën. Por, na tregon se hekurat e këtyre brezave janë vendosur, atje ku ka, formalisht. Thotë se ka shkuar disa herë më bashki dhe me ata të firmës, po s’ka marrë asnjëherë përgjigje. Ndërkohë, thotë se mirë punimet, po firma i kërkonte ujë dhe drita. “Vetëm pensionin kam, me çfarë ti paguaj” përfundon i moshuari.

Komento

Next Post

Ja rregullat e reja për të kaluar në Greqi dhe Shqipëri, Cfarë duhet të dini

Për të hyrë në Greqi nga pika kufitare e Kakavisë janë nëfuqi këto rregulla, Qytetarë Shqiptarë me leje qëndrimiBashkeshortet e huaj te qytetareve Greke. Këto persona duhet të jenë të pajisur me çerftifikatë martesore ose çdo lloj dokumenti që vërtetojnë martesen. Turistët shqiptarë me pasaportë, Qytetarë me pasaporta dhe leje […]