Gëzim për Sandër Lleshajn/ Ish-ministri marton vajzën, dalin pamjet nga ceremonia luksoze

admin

Sot ka qenë një ditë mjaft speciale për ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.Ai ka martuar të bijën Dorothea dhe ceremonia është  zhvilluar në kishën Ortodokse të Tiranës.Pamjet nga festa i ka publikuar ish-boksieri i njohur Luan Krasniqi.Vihet re se nusja ka zgjedhur dy fustane të bardha, një për ceremoninë në kishë dhe një për festën e zhvilluar më pas. Sakaq, ato çfarë bien në sy janë detajet luksoze, për të cilat çifti i ri janë kujdesur në maksimum si për shembull zemra e vendosur në gjelbërim, ku çifti ka bërë foto me të ftuarit.

Ish-ministri Lleshaj dhe bashkëshortja e tij shfaqen shumë të gëzuar në këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre, sa që buzëqeshja e tyre i thotë të gjitha.“Njeriu lumturohet gjithësesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër. Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshi, që me festen e organizuar për martesën e vajzes së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shumë të mira ne Tiranë. Çiftit të ri Dorotheas dhe Manuelit ju uroj shëndet e të mbara të përhershme”, ka shkruar Krasniqi.

Next Post

Bamir Topi: Do bëhem “Avni Rrustemi” i dytë pasi zbuluama tradhtarin më të madh të Partisë Demokratike

Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi se Lulzim Basha ka “bekimin” e Sali Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri ka një ndikim të fortë në vendimmarrjet brenda PD-së.“Për aq sa unë e njoh, të jeni të sigurt, që edhe në këto kushte, po të donte, brenda 24 orëve Lulzim Basha nuk ka pushtet brenda […]