Frrok Çupi nxjerr te palarat bomb te Sali Berishes

admin

Frrok Cupi nxjer te palarat e saliut Ka qenë shkurt i vitit 1991. Kjo ishte ajo nata kur ndodhi votimi për herë të parë perr zgjedhjen e kryetarit te PD Kur u numëruan votat, aty plasi lufta. Meksi kishte fituar 9 vota, Berisha 2 dhe Pashko 2 vota.

U çmend rruga ‘Fortuzi’ nga të bërtiturat dhe shkelmat. Në lagje nisën të ndizeshin dritat nëpër apartamente; çudia po ndodhte. Azemi tha se “e lashë postin që ta marrë një tropojan, jo një i jugit” dhe iku nga Partia. Pas tij edhe Ben Imami. Kiamet i madh. Vetëm kur i thanë Berishës se ‘do ta zgjidhim, po pusho se na dëgjon Sigurimi’, vetëm atëherë mbajti një pauzë. Leka Meksi i tha ‘Sali, të jap unë votat e mija, ta zëmë se ti je Meksi e unë Berisha’. Mirëpo këtë nuk e ‘hëngri’ doktori. Atëherë u anulua zgjedhja e kryetarit dhe e lamë për 14 shkurt (sa mbaj mend), në Pallatin e Kulturës. Erdhën nga rrethet. Te dera e sallës së madhe dy a tre nga Komisioni porosisnin të ardhurit ‘Votoni Berishën, ë!? Kuptuat?’

Komento

Next Post

Edi