Flamur Noka flet pet te vërteten e sherrit në zyrën e Bashës

admin

I ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC, përballë gazetares Jonida Shehu, Noka tregoi hapat që do të ndërmarrin për të shkuar deri te referendumi. Fillimisht, deputeti demokrat tha se do të mblidhet Kuvendi Kombëtar për të ndryshuar statutin.

Në fund, Noka sqaroi edhe lajmet në media se debati mes tij dhe liderit të PD-së për vendimin e përjashtimit të Berishës kishte shkuar deri në përplasje fizike. “Jo. Mediat e qeverisë për të banalizuar debatin e brendshëm u munduan ta kanalizojnë kështu. Ka qenë një debat konstruktiv, edhe terma miqësor, por këto që po them janë thënë, sepse po përçahet partia. Partia po lëngonte nga 25 Prilli, dyfish nga shpallja “non grata” e Berishës dhe i kam thënë se me këtë vendim e vrave partinë” tha ai.

Next Post

Vendimi i parë i Qeverisë "Rama 3": Hapet pika kufitare mes Shqipërisë dhe...

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin e parë të qeverisë “Rama 3”.Në mbledhjen e parë është vendosur hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash). Kryeministri Edi Rama ka arritur marrëveshjen me autoritetet e Kosovës për lëvizjen e përbashkët kufitare mes dy […]