Basha zbulon se si do e rrezoj edi raman

admin

Gjatë mbledhjes së PD,  Lulzim Basha në fjalën e tij ka prezantuar Platformën Qytetare për Demokracinë, ku sipas bashes është bashkëpunimi me çdo grup interesi që kërkon ndryshimin në vend.Ai shtoi ndër të tjera se PD do të vijojë denoncimin e regjimit të kryeministrit Edi Rama, brenda dhe jashtë vendit.Rruga drejt realizimi të këtij misioni nuk është e lehtë dhe as e tillë që Partia Demokratike mund ta përshkojë e vetme.

 Ajo fillon duke u dhënë pushtet qytetarëve. Ndaj me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill, ne ftojmë shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim rrënjësor në punët e vendit, dhe rezultate të prekshme për veten dhe fëmijët e tyre, që të ndërtojmë së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë.Ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelin e saj rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha grupet shoqërore: Intelektualë, studentë, pedagogë, sipërmarrës, artistë, gazetarë, profesionistë, fermerë,  të rinj e të reja që kërkojnë kthimin e normalitetit në vend.Që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Next Post

Ja kush janë 4 shenjat që kan me shum gjasa te kene leke dhe pasuri

Tashmë në këtë artíkull ju do të mèrrni kènaqèsínë më të madhe kur të zbùlòni se cilat janë 4 shènjat që do ta ndíèjnë veten të pásùr në pjesën më të madhe të jetës së tyre.Dáshí është shènja që ka shumë gjása të pásùròhèt, sepse ata njerëz kánë ide se […]