Basha sërish kryetar i PD, Murrizi i drejtohet me akuza të rënda kandidatave për kreun e Partisë Demokratike

admin

Një betejë të stisur e ka konsideruar deputeti Myslim Murrizi garën për kryetar të PD, zgjedhje që i fitoi sërish Lulzim Basha.Murrizi u shpreh se nuk kishte një garë, ndërsa akuzoi kandidatët ishin “shoqëria e Lulit”. Sipas tij, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi hynë në garë vetëm për ta bërë atë legjitime.“Nuk është garë, nuk shihja asgjë ndryshe nga Luli, ata ishin shoqëria e Lulit. Edithi në 1991 ka qenë në PD dhe deri në 2005 nuk ka qenë gjëkundi, ka qenë në Kosovë me Lulin. Kadilli nga viti 1997 deri në 2005 nuk ka qenë në PD, Agroni jo e jo. Më i vjetri në PD nga këto me demek është Basha. E përdorën 8 vite PD për pushtet e për para dhe e flakën në rrugë në vitin 2013. Në 1997 ku ishin këta, në atë vit të vështirë për PD?

Për Shehajn nuk flas për shkak të moshës, por këta të tjerët ku ishin? Periudha 1997-2001, ka qenë periudha ku do ndahej nëse do ekzistonte PD në pluralizmin politik në Shqipëri? Ata zbritën në fushë dhe duhej të pranonin rezultatin, ose të mos zbrisnin në fushë, mos hynin formalisht kot. Këta hynë në garë me Lulin, pa lista, pa zgjedhje. Luli fitoi aq sa deshi të fitonte. 400 grupe seksioni që ka PD, duhej t’i kontaktonin. Janë në limitet e ekzistencës së seksioneve. Por të tre kandidatët, të pretendonin që ishin të barabartë, duhej të kishin kërkuar zgjedhjet në njësinë bazë të partisë. Nuk besoj që Luli e quan triumf dhe betejë të madhe me rivalët mes vetes, sesa betejën me kundërshtarin.Siç erdhi Luli erdhi dhe Agroni në PD, pa asnjë kontribut. Lulin e solli Berisha, Agronin e solli Luli. Nëse do të kishte garë reale. Ajo ishte betejë e stisur. Unë kam dyshime se ata kanë hyrë vetë në lojë për të legjitimuar garën. Tani do shohim se çfarë do të pranojnë këta nga Luli, ofiqe dhe poste. Do dali nëse ka qenë garë e porositur apo betejë për t’i ofruar më të mirën e mundshme demokratëve meqë Luli humbi zgjedhjet”, – tha Murrizi.

Next Post

Hani një vezë të zier dhe pak uthull çdo mëngjes, ky kombinim do të zhd’uk ar’mikun më të madh të trupit tuaj!

Keni ngrënë ndonjëherë vezë të ziera, përzier me uthull? Me siguri që jo, por kur ta zbuloni se çfarë bën besoj se do ta provoni.Besojeni ose jo, nëse konsumoni një vezë të zier në mëngjes me uthull do të zhduk një nga ar’miqtë kryesorë të shëndetit tuaj: nivelet e larta […]