Arrestohen 8 persona në Tiranë, policia jep detajet

admin

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër,  për vepra të ndryshme penale.Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. M., 26 vjeç dhe G. T., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, të dy shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u procedua penalisht shtetasi i mitur me iniciale A. C., 14 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Demokracia“, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (biçak), bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Next Post

Bora Zemani nis pushimet, zbulohet shoqëruesi i saj

Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, ka nisur pushimet luksoze.Kësaj radhe ka zgjedhur Bodrumin si vend ideal për t’u çlodhur, shkruan Indeksonline. Në këto pushime ajo po shoqërohet nga vëllai dhe djali i saj Arbori.Këtë e ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale, duke treguar që gjendja në Bodrum është […]