31-vjeçari detyroi mbesën e mitur të konsumojë d rogë dhe më pas e ngacmoi se k sualisht

admin

Një 31-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se a detyruar mbesën e tij të mitur 14 vjeçe që të konsumoje kokainë dhe më pas e ka ngacmuar atë seksualisht.Jo vetëm kaq, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ai akuzohet për katër veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

“K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme

Next Post

Edi