Britania e Madhe raporton 30 raste mpiksjeje gjaku

admin

Në Britaninë e Madhe janë injektuar 18 milionë vaksina AstraZeneca – autoritetet raportojnë 30 raste të mpiksjes së gjakut. Në Gjermani, të rinjve u rekomandohet të përdorin vaksinë tjetër për dozën e dytë.

Në Britaninë e Madhe, nga më shumë se 18 milionë vaksinime me AstraZeneca, janë raportuar gjithsej rreth 30 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut. Kjo u njoftua nga Agjencia Britanike e Medikamenteve MHRA në një informacion aktual. “Rreziku për të pasur këtë lloj të veçantë të mpiksjes së gjakut është shumë i vogël”, thotë MHRA. Deri tani – nga 24 Marsi – janë njoftuar 22 raste të trombozave të venës cerebrale që kanë ndodhur gjithashtu në Gjermani dhe tetë lloje të tjera trombozash.

Komento

Next Post

Ilir Meta ‘braktis’ postin e Presidentit, kapet mat në Vlorë

Presidenti Ilir Meta duket se është angazhuar fuqishëm në fushatën elektorale duke braktisur kështu postin e rëndësishëm që mban. Meta ka udhëtuar sot drejt Vlorës sëbashku me këshilltarin e tij Tedi Blushi. Ai është ulur për të konsumuar një kafe në Lungomare. Siç shihet edhe në foto, presidenti Meta nuk […]