Ç’po ndodh mes Sarës dhe Dj PM? Vjen deklarata e befasishme e konkurrentes së “Big Brother VIP”

Vanesa Como


Sara dhe DJ PM janë përfolur shumë për një romancë të mundshme mes tyre, që kur ky i fundit hyri në shtëpinë e Big Brother Vip dhe shprehu hapur pëlqimin për blogeren.

Por siç duket, nga ana e Sarës nuk janë plotësisht të njëjtat ndjenja dhe ajo ka deklaruar se nuk ka hyrë në BBV për të krijuar një lidhje

Teksa bisedonin të dy, at ai kanë treguar njëri-tjetrit se si ndihen për raportet mes tyre dhe Sara ka vënë në dukje se është nga ata njerëz që stepet kur e kupton që dikush ka një pëlqim për të.


Pjesë nga biseda:

Sara: Në rastin, jo për të bërë një gjë, po për të arritur një lloj audience

PM: E pse se kemi bërë? Të paktën prej anës time

Sara: Unë s’e bëj, e para sepse nuk e ndjej ta bëj dhe e dyta, nuk jam ai lloj personi. Nuk dua të arrij… unë s’kam hyrë këtu për të krijuar lidhje. Unë që në momentin e parë, domethënë një nga gjërat që nuk kam dashur të bëj është të krijoja lidhje. Por gjithsesi, kjo nuk është thikë me dy presa, sepse ne mund të hyjmë këtu me mendimin që unë do bëjë këtë, këtë…por ama del e kundërta. Ti mund të bësh shumë më shumë gjëra se mund t’i kishte imagjinuar. Këtu mund të hyjë siç hyre ti, mund të hynte një person tjetër që mua realisht mund të më pëlqente. Apo jo? Kështu mund të ndodhi edhe me njerëzit e tjerë që janë këtu Brenda. E di që gabimi ështëi i mi, sepse s’të kam dhënë fare mundësi që të njihemi, unë as nuk të kam ardhur të pyes. E vetmja gjë që di prej teje është që je DJ, ke 10 vjet që punon si DJ, punon me DGAZ-in, jeton në Prishtinë

Next Post

Duma: Berisha nuk duhet të ishte pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma është shprehur se baza e demokratëve  duhet të jetë sa më e unifikuar. E ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Duma tha se Lulzim Basha ka pasur betejën të godasë tek demokratët me një profil dhe lidership ndryshe nga Berisha, i cili […]